Sport Renditja/ Cilat janë 30 klubet më të pasura të futbollit në planet...

Renditja/ Cilat janë 30 klubet më të pasura të futbollit në planet për vitin 2023

Santiago Bernabeu

Prestigjiozja “Forbes” ka publikuar listën e 30 klubeve më të vlefshme të futbollit në planet për vitin 2023. Lista kryesohet nga Real Madrid, pavarësisht se “Los Blancos” dështuan të fitonin La Liga-n apo Champions League në këtë sezon.

Galaktikët e Florentino Perez vlejnë vetëm 50 milionë paund më shumë sesa vendi i dytë, ku çuditërisht rikthehet Manchester United.

Edhe pse familja Glazers ka nxjerrë në shitje “Djajtë e Kuq” për 6 miliardë paund, Forbes e vlerëson klubin 4.85 miliardë.

Më pas Barcelona, ​​Liverpool dhe Manchester City plotësojnë top 5-shen e klubeve më të shtrenjta.

Vetëm në vendin e gjashtë renditen gjigantët gjermanë të Bayern Munich, të cilët ndiqen nga Paris Saint-Germain, dhe tre skuadrat e Premierligës, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal, që mbyllin dhjetëshen e parë.

Edhe MLS është e përfshirë në listën e klubeve të pasura me shtatë ekipe, ndërsa nga Seria A italiane vetëm në vendin e 11-të mund të shohim Juventus.

Më pas Milan, Inter dhe Roma janë skuadrat plotësuese të listës.

Duke krahasuar shifrat me vitin e kaluar, Newcastle me 51% rritje të vlerës ka parë ngritjen më të madhe në klasifikim.

Ndryshime të tjera të mëdha shohin Lion të rritet me 47% apo PSG me 32%, ndërsa Evertoni ka pësuar rënien më të madhe me – 21%.