Asnjë ndryshim në renditjen Botërore të FIFA-s edhe për muajin janar, përsa i përket 10-shes së parë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Shqipërinë që ka humbur një pozicion duke zbritur në vendin e 61-të, ndërkohë që Kosova ndryshe nga kuqezinjtë ka fituar një pozicion duke u ngjitur në vendin e 130-të.
Kreu i klasifikimit vazhdon të mbahet nga Belgjika e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Kroacia. Katari ia doli të fitonte Kupën e Azisë dhe tashmë renditet në vendin e 55-të. Plot 23 pozicione më lart është ngjitur kombëtarja arabe pas triumfit të madh.
Rritje të madhe në renditje kanë bërë dhe dy ekipet aziatike: Japonia (+23 vende) dhe Koreja e Jugut (+15 vende).
Jashtë dhjetëshes së parë mbeten Gjermania dhe Italia, që renditen konkretisht në vendin e 16-të dhe 18-të.