Fitorja me Moldavinë i rindezi disi shpresat e Shqipërisë, drejt Europianit 2020, por nuk mjaftoi të evitonte rënien në klasifikimin botëror të FIFA-s.
Në renditjen e muajit qershor, kuqezinjtë humbën 4 vende, duke u pozicionuar të 66-ët.
Nga viti 2016, pas pjesëmarrjes në Evropianin e Francës, Shqipëria ka humbur plot 17 pozicione.
Për t’u vlerësuar ecuria e Kosovës, e cila e sheh veten e 121-ta në botë, duke fituar gjashtë vende. Ky është pozicionimi më i mirë në histori i “Dardanëve”, të cilët në këtë muaj ishin edhe përfaqësuesja që fitoi më tepër pikë.
Përsa i takon kreut, asgjë nuk ka ndryshuar, me Belgjikën që ndiqet nga Franca dhe Brazili, ndërsa Gjermania dhe Italia vijojnë të mbeten jashtë “Top 10”, edhe pse me rezultatet pozitive në kualifikuese nisën ngjitjen në renditje.