Astrologia Meri Shehu tregoi në studion e “Rudina” renditjen e shenjave për muajin shtator, nga ajo me më pak fat, tek shenja që kryeson këtë muaj.
12- Dashi
Marsi është futur në Peshore përballë shenjës së Dashit dhe janë futur në një antagonizëm të fuqishëm. Plus dhe po kërkojnë perfeksionin në lidhje me punët, nuk po e gjejnë dot aq sa kohë të jetë Mërkuri i kundërt. I shikoj dashët pak nën presion. Plus sot është kthyer dhe Jupiteri i kundërt në Dem. Dashët do kenë kujdes dhe në çështjet ekonomike, fillojnë vonesat dhe ngarkesat, si dhe në pozicione të ndryshme karriere dhe marrëdhënie në çift.
11- Binjakët
Binjakët do kenë një muaj Shtator shumë erotik, domethënë nëse flasim për erotizmin, binjakët janë ata që do ta shijojnë erotizmin në maksimum. Binjakët do kenë sharmin dhe mundësinë të bëjnë marrëdhënie, kontakte nga më të ndryshme. Ku fle lepuri? Në çështjet familjare, të cilat nuk i kanë zgjidhur siç duhet dhe thirren binjakët deri në mes të Shtatorit të rregullojnë shumë çështje të prapambetura familjare, ose karriere, ose çështje ligjore që mund t’i kenë mbetur gjatë muajve të kaluar, ose që kanë pretenduar që i kanë zgjidhur, ose me eprorët e tyre. Nëse punojnë në punë shteti do të kenë ndonjë komplikacion të këtij lloji. Megjithatë në fund të muajit, mendoj që binjakët do marrin një lloj merite dhe avantazhi në jetën e tyre dhe do fillojnë të ndriçojnë dhe të ndihen më të vlerësuar.
10- Shigjetari
Ashtu si binjakët, duke qenë se janë dy shenja ballë për ballë goditen nga Mërkuri i kundërt në Virgjëreshë. Shigjetarët lidhen direkt me një paqartësi me lidhje me punën, me karrierën dhe me planet për të ardhmen, ose me udhëtimet që duan të bëjnë. Janë konfuzë. Nëse kanë bërë udhëtime, kanë pasur ndonjë pengesë ose mund t’u dalë ndonjë pengesë, të paktën deri në datën 15, që Mërkuri fillon të drejtohet dhe marrin dhe këta përgjigje më korrekte në lidhje me punët dhe kërkesat e tyre. Por është një periudhë produktive do thoja sepse dhe Marsi në Peshore u jep shanse që fjala e tyre të qëllojë atje ku duhet, ose si themi ajo shtiza e tyre të kalojë në atë harkun e 12-të. Kanë dhe aftësi sportive të mira, jo vetëm filozofike, kështu që mund të përdorin edhe anën fizike të tyre për të joshur, për të dhënë, reklamuar energji dhe për të fituar gjëra.
9- Peshqit
E keqja nuk na vjen nga Mërkuri i kundërt në Virgjëreshë, por na vjen nga Neptuni. Do thoni ju Neptuni në Peshk është në vendin e vet dhe Peshqit e kanë aty. E kanë aty, do frymëzohen, janë frymëzuar, janë bërë shumë romantikë, kanë shumë shpresa, ëndërrime, por kanë edhe pak utopi të tepërt. Tashmë Mërkuri i kundërt përballë tyre i ndikon që ta ulin nivelin e utopisë, ose të atyre pretendimeve që kanë. Pra disa nga ëndrrat e peshqve nuk do të realizohen aq shumë sa duhet dhe ndoshta nuk do jetë Shtatori që do t’u japë shanse të mëdha. Pas datës 14 mund të fillojnë një punë të re, karrierë të re, ose një lidhje të re.
8- Bricjapi
Shenjë e tokës, lidhen me Jupiterin në temë, por nga sot Jupiteri është i kundërt, kështu që disa çështje ligjore, kontakte me jashtë, udhëtime studimore, kontrata, fillojnë edhe shkojnë pak më mbrapsht, ose vonohen. Në çështjet e dashurisë duket sikur nuk mund të merren vendimet e duhura dhe vonon të merret vendimi i duhur. Kështu që ta kenë kujdes periudhën, të paktën deri në mes Shtatori. Nga ana ekonomike janë çliruar që sot dhe besoj se aty mund të pretendojnë të marrin para që të tjerët u kanë, ose pretendohet tua japin bricjapëve. Ndoshta dhe ndonjë natë romantike nuk përjashtohet në këtë periudhë.
7- Luani
U çliruan luanët nga Afërdita e kundërt në shenjën e tyre, kështu që kanë sharmin, ngjyrën, gjithë optimizmin, dashurinë tashmë, që të marrin vendime erotike, të njohin, të gëzojnë, të blejnë gjëra, të merren me modë, art dhe shumë punë të bukura. Dhe do t’ia arrijnë me shumë sukses. Mërkuri i kundërt tashmë i penalizon pak në çështjet ekonomike dhe mund të kemi dhe ndonjë debat në strategjitë e tyre, ose me të afërmit e tyre, në shtëpi, në lagje. Këtu duhet të shikojnë mënyrën diplomatike të komunikimit. Me Marsin në Peshore, diplomacia do të mbizotërojë. Nuk do të jetë si ai trëndafili, por mund të ketë dhe gjemba nga pas, sepse është me Mars, pak luftarak.
6- Gaforrja
shtë një shenjë që po ecën dhe do ecë mirë. Kulmin do ta ketë në fund të Shtatorit. Shumë Gaforre do të mbyllin një cikël të rëndësishëm pune, ose në jetën personale do jetë marrë një vendim pune, ose vendim i mirë fejese, martesë. Ose mbyllet një cikël i rëndësishëm dhe do t’ia fillojnë prap nga e para. Kush Gaforre është e kënaqur me këtë cikël që mund të mbyllë dhe ta fillojë nga e para, janë shumë në rregull. Ata që thonë kush ia fillon prap nga e para, me ta pastaj do të fillojë një luftë familjare, sepse Marsi në Peshore ka të bëjë me familjen dhe shumë gaforre do jenë pak të nxituara dhe të irrituara. Kujdes aksidentalet në familje në këtë periudhë.
5- Demi
Kanë Jupiterin në shenjën e tyre, vazhdojnë të jenë me fat. Por sot kthehet i kundër Jupiteri në shenjën e tyre, që do të thotë që shumë demë, ato fjalë që kanë premtuar ose u janë premtuar, do vonohen. Pra nuk bëhen tani, do vonohen disa muaj. Ndaj ngelen sërish në një periudhë pritjeje. Në marrëdhëniet familjare marrin njëlloj erotizmi, shkëlqimi, pasurie, vlerësimi dhe besoj që do ndjehen mirë në komoditetin e tyre të përditshmërisë, ose atje ku jetojnë ose bizneset familjare. Tani është momenti të marrin meritën ose pozicionin e mirë të duhur, ose dhe të fillojnë një bashkëjetesë të mirë. Në çështjet ekonomike kanë shpenzime, në punë dhe në ekonomi duhet të kenë kujdes. Sidomos në çështjet e punës mund të kenë revolta. Edhe në çështjet shëndetësore duhet të kenë kujdes.
4- Akrepi
Jupiteri përballë tyre është i kundërt, kjo do të thotë që do të rinovohen shumë kontrata, marrëdhënie, marrëveshje. Ata që kanë pasur probleme në çift mund të kenë probleme akoma, ose të vonohen sqarimet e situatave, të vonohen divorcet, martesat, të vonohen ato mundësi për të rregulluar dhe stabilizuar bashkëpunimet. Marsi në Peshore tregon një prapaskenë, ndaj kujdes prapaskenat në lidhje me punën ose armiqtë e fshehtë, që ndoshta veprojnë pak me jetën dhe interesat e akrepave. Janë në këtë pozicion sepse Hëna e plotë në Dash në fund të muajit u jep gjithë sharmin e një pune të mrekullueshme dhe një energjie shumë të madhe që do marrin akrepët.
3- Ujori
Janë çliruar nga Afërdita e kundërt përballë shenjës së tyre, kështu që mund të dashurojnë, bashkëpunojnë, ia dinë vlerën ekonomisë, lekut ose njerëzve dhe gjërave me vlerë në jetën e tyre. Tashmë ajo e verdha e floririt do vejë deri tek ujorët dhe ata do ta ndjenjë tringëllimë e arit. Ujorët janë në një moment të rëndësishëm pune, mund të ndryshojnë, rregullojë punë, të fusin partneritete të reja, ose të largohen nga një bashkëpunim që i ka lodhur. Mund të kenë aktivitet shumë të mirë jashtë vendit dhe bashkëpunime e udhëtime të shumta jashtë vendit. Duhet të ruajnë diplomacinë më së shumti.
2- Virgjëresha
Hëna e re në shenjë në datën 14 tregon që lenë pas një verë të lodhur paksa, ose të menduar në disa raste. Tashmë fillon nga e pra me një Hënë të re, ndryshime specifike të mëdha. Afërdita është çliruar, nuk ka më prapaskena në dashuri, tradhti dhe pasiguri për ata që kanë përjetuar në jetën emocionale të tyre. Ana ekonomike fillon dhe merr përparësi të mirë. Pas datës 15, shumë virgjëresha futen në rrugë të mira pa kthim, çdo gjë fillon dhe ecën përpara pas kësaj date.
1- Peshorja
Janë në vendin e parë sepse kanë Marsin në shenjën e tyre, është planeti më vital që i jep energji. Diplomacia e peshoreve do ndikojë në veprimet e të gjithëve, për t’i dhënë diplomaci. Por është e vështirë të ruhet diplomacia me Marsin në Peshore, kështu që ndonjëherë duhet dhe luftë, kërkesë llogarie. Shumë peshore do kërkojnë llogari, do duan të marrin atë që u takon, por do ta finalizojnë me sukses në fund të muajit me Hënën e plotë përballë shenjës së tyre në Dash, ku do ftohen të bashkëpunojnë, të bëjnë marrëdhënie të reja në çift, por edhe të finalizojnë shumë punë me sukses. Afërdita në Luan u jep shumë sharm dhe mundësi njohjesh të reja në dashuri dhe shumë fat.