Reali i Madridit është klubi më i madh në botë, sipas një klasifikimi të kryer nga revista franceze “France Football”. Në botimin e saj për muajin shkurt, revista listoi edhe 30 klubet më të mira për momentin
Klasifikimi bazohej në analizën e lojtarëve, audiencat televizive, ndjekësit në rrjetet sociale, tifozët në shkallët e stadiumeve, të ardhurat dhe shpenzimet, vlerën në treg të ekipit, si dhe rëndësinë historike të klubit.
85 klube u futën në sitën e “France Football”, dhe nën këto kritere, u listuan edhe 30-shja më e mirë. Vendin e parë e mban Reali i Madridit, fituesi në fuqi i Champions League, me 184 pikë. Më pas, e dyta ndjek një tjetër spanjolle, Barcelona me 177 pikë.
Më pas në klasifikim, listohen me radhë Mançester Junajtid, Bajerni i Mynihut, Liverpuli, dhe vetëm në vendin e gjashtë, italiania e parë, Juventusi me 107 pikë.
Ja dhe lista e mëposhtme “Top 10”.
Real Madrid 184pikë
Barcelona 177 pikë
Manchester United 151 pikë
Bayern Munich 135 pikë
Liverpool 120 pikë
Juventus 107 pikë
PSG 94 pikë
Chelsea 91 pikë
Manchester City 89 pikë
10-Arsenal 88 pikë