E ndërsa paradite nuk u raportua nga Ministria e Shëndetësisë asnjë rast i ri me Covid-19 në Shkodër, pasdite situata ka ndryshuar.
Mësohet se bilanci i të infektuarve në Shkodër është shtuar me 6 të infektuar të rinj.
Mes personave pozitivë me koronavirus është një infermiere dhe një punonjës i burgut të Reçit. Rastet e tjera dyshohet se janë nga familjarë të prekur më parë.
Kështu, Shkodra ka rritur numrin e të infektuarve me koronavirus.