Aktualitet Rëndohet tragjedia në Lushnje: Ndodhej me të atin në vinç, ndërron jetë...

Rëndohet tragjedia në Lushnje: Ndodhej me të atin në vinç, ndërron jetë te Trauma 24-vjeçari (Videoja e shpërthimit)

Ka ndërruar jetë një tjetër person prej shpërthimit të ndodhur sot në Lushnje. Bëhet fjalë për djalin e viktimës të raportuar më herët.

Ai erdhi me djegie të rënda në trup në spitalin e Traumës, por nuk ia doli dot të mbijetojë pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Viktima e parë që u raportua është Roland Hoxha e fatkeqësisht tanimë edhe djali i tij Elidon Hoxha. Ky i fundit, 24 vjeç, po drejtonte vinçin që preku linjën e tensionit të lartë.

Ndërkohë te Trauma po transportohen edhe të plagosurit e tjerë, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela.

Ndërkohë, këto janë pamjet e shpërthimit të ndodhur pasditen e sotme në zonën industriale në Lushnje, të kapura nga kamera e objektit përballë.

Në 31 sekonda shihet se si kanë shpërthyer flakët në kapanonin ku po ndërtohej, e ku njerëzit përreth vrapojnë të frikësuar.