Protesta e Partisë Demokratike e cila pritet të nisë në orën 12:00, ka mobilizuar Policinë e Shtetit, e cila ka ‘blinduar’ kryeqytetin.
Sipas ‘BalkanWeb’ edhe RENEA ka ‘zbarkuar’ në Kryeministri, ndërsa në tarracë janë parë shumë prej efektivëve që mbikëqyrin situatën.
Ndërkohë, në pritje të protestuesve dhe kreut të PD-së është përgatitur një podium, ku pas tij qëndron dhe motoja e protestës “Të ngrihemi sëbashu”, pas të cilit qëndron një flamur gjigant kuq e zi.
Dje burime nga policia pohuan që mund të ketë skenar për të provokuar forcat e rendit dhe të ketë përplasje.