Aktualitet RENEA dhe KOMANDO, ja si ndërhyjnë për të kapur kriminelët dhe për...

RENEA dhe KOMANDO, ja si ndërhyjnë për të kapur kriminelët dhe për të mbrojtur zyrtarët

Forcat Speciale të Policisë RENEA, dhe komandot e ushtrisë kryen simulimin e manovrave luftarake në qytetin taktik në Zall Herr.

Në demonstrime morën pjesë batalioni i operacioneve speciale KOMANDO dhe forcat RENEA ndërsa u ekspozua edhe arma sulmuese shotgun.

Gjatë aktivitetit pati fillimisht demostrime nga forcat speciale RENEA në rastet e kapjes së elementëve kriminalë dhe lirimit të pengjeve.

Në vazhdim, policia ushtarake bëri manovra në situata të supozuara të shoqërimit të personaliteteve e delegacioneve zyrtare në situata rreziku dhe shpëtimin e tyre në raste të sulmeve të mundshme.

Më pas, forcat speciale komando improvizuan ndërhyrje në terrene luftimi të ngjashme me ato ku veprojnë grupet terroriste në Afganistan dhe Irak.