Mazhoranca Replikat në Facebook/ “Je bërë si Saliu”, Rama-komentuesit: Shko laj sytë që...

Replikat në Facebook/ “Je bërë si Saliu”, Rama-komentuesit: Shko laj sytë që të zgjohesh

Kryeministri Edi Rama tashmë nuk e përdor Facebook-un vetëm për të postuar aktivitetet e qeverisë, por edhe replikon me komentuesit.

Dikush e akuzon për mashtrime, për gënjeshtra, për premtime fushate, e dikush tjetër ironizon duke i kujtuar Vangjush Dakon, dhe të gjithëve Rama iu kthen përgjigje, herë seriozisht dhe herë me shaka.

Replikat

Qytetari: Akoma ti mo 2017 mburresh ne keto gjera. ka ecur para bota apo ben reklam kot. Shiko se mos te rrezohet Vangjushi dhe thyhen qafen

Rama: Mos i’a qaj hallin Vangjushit se bie gjithnje ne kembe ai. Sa per boten qe ka ecur para e di edhe une, po qe te behemi si bota duhet te vleresojme punen dhe duhet ta kuptojme te gjithe qe gur mbi gur behet muri! Respekte

Qytetari: Zoti Rama, je ba si sala spo Len sherit pa pre hap nje kanal prej nje sherit. Keshtu po na zhgenjeni.

Rama: David, nga viti 1993 ne vitin 2001, ne Shqiperi erdhen 56 eskavatore te perdorur dhe nga viti 2001 deri ne vitin 2013 nuk erdhi asnje e mijera kilometra kanale u bllokuan nga plehrat e nga dherat! Nese kjo flote prej 61 eskavatoresh ty te duket sherit per nje kanal, do te thote qe s’te ka dale gjumi akoma. Zgjohu, laj syte, bej edhe nje vrap te lehte per te freskuar koken dhe pastaj kthehu e shikoje videon e ketij takimi sot

Qytetari: Shpejt u kujtuat per fshatin!! Genjeshtra genjeshtra! Ishalla zgjohet ky popull ndonjehere.

Rama: Rea, paske edhe emrin e bukur te vajzes tone, me vjen keq qe mendon se populli po fle dhe ti je zgjuar! Populli nuk fle kurre Rea dhe sa per fshatin, a jemi kujtuar a s’jemi kujtuar, e tregojne shume gjera po e tregojne edhe 2 mije kilometra kanale qe kemi pastruar dhe 40 mije hektare qe deri dje nuk ujiteshin prej cerek shekulli! Keshtu qe genjeshtra ka shume po duhet t’i kerkosh gjetke dhe urimet me te mira per suksese ne mesime.

Qytetar: I dashur Ministeret mos ginjeni ne nuk kemi uje per Te pire mjafton nje sy te hedhesh vetem ne per pallatet Ka vetem bolera larete

Rama: O adash, eskavatoret jane per ujin ne parcele jo per ujin ne pallat.

Qytetari: Se marr vesh ca i thoni bravo apo e keni siguru 50 l per zgjedhjet ju ka von komen ne fyt

Rama: Igli, mos degjo ata qe te tregojne se populli shitet e blihet se pastaj nuk e kupton dot askend qe mendon ndryshe nga ti! Respekte