Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar reshje intensive deri më 11 janar.
Në IGJEUM thotë se këto reshje do të sjellim rritje të prurjeve të lumenjve në të gjithë vendin dhe si pasojë edhe përmbytje.
“Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale, të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021″, njofton IGJEUM.
“Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021. Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm, por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve”, thuhet më tej në njoftim.
Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave.
Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet.