Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, është shpallur njeriu i vitit 2024 nga revista “Times”.
Kjo është hera e dytë që Donald Trump shpallet njeriu i vitit, çmim që e mori edhe në vitin 2016.
Donald Trump korri një fitore bindëse në zgjedhjet presidenciale.
Në një prononcim të shkurtër për “Time”, Trump tha se që në minutat e tij të para sapo të marrë detyrën si President, do të falë personat e akuzuar për sulmin në Kapitol 4 vite më parë.
Donald Trump dha gjithashtu mendimin e tij për përfundimin e luftës në Ukrainë.
“Lindja e Mesme është një problem më i lehtë për t’u trajtuar se sa ajo që po ndodh me Rusinë dhe Ukrainën. Numri i ushtarëve të vdekur është tronditës. Është çmenduri ajo që po ndodh. Unë nuk jam shumë dakord për dërgimin e raketave me rreze të gjatë që godasin Rusinë. Pse po e bëjmë këtë? Thjesht po përshkallëzojmë këtë luftë dhe po e përkeqësojmë. Unë dua të arrij një marrëveshje, dhe e vetmja mënyrë për të arritur një marrëveshje është duke mos e braktisur”, tha Donald Trump duke shprehur vijimësinë e mbështetjes për Ukrainën.
Presidenti i zgjedhur u zotua gjithashtu për të ulur inflacionin në SHBA.