Barcelona nxjerr në shitje plot 10 lojtarë, të cilët Valverde nuk i sheh se pjesë e rëndësishme për projektin e tij.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, klubi katalan është gati të dëgjojë ofertat për gati gjysmën e lojtarëve që përbëjnë pjesën kryesore të organikës. Bëhet fjalë për emra me peshë specifike, por edhe më pak të vlerësuar.
Klubi ka nevojë për të paktën 150 milionë euro dhe 1/3 e kësaj shumë duhet të sigurohet nga merkatoja, pra nga shitja e një numri të konsiderueshëm lojtarësh.
Por cilët janë këta elementë, që Barça kërkon “t’i heqë qafe” në sesionet e ardhshme të merkatos?
I pari është Jasper Cillessen, portieri 28-vjeçar holandez, i mbërritur nga Ajaxi, por që ka luajtur vetëm një ndeshje në këtë sezon.
Kartoni i tij vlerësohet 8-9 milionë euro.
Më pas vijnë mesfushorët Rafinha, Arda Turan dhe Javier Mascherano (në fund të sezonit pritet të rikthehet në Argjentinë). Gjithashtu, nuk është i sigurt qëndrimi i Paco Alcacer, që kërkohet nga shumë skuadra, jo vetëm në Spanjë.
Lista vijon me Denis Suárezin, Lucas Dignen, André Gomesin dhe Aleix Vidal, për të mbyllur me belgun Thomas Vermaelen.
Të gjithë këta emra po gjejnë shumë pak hapësira në formacion dhe shumë rrallë janë shfaqur vendimtarë kur kanë qenë në fushën e blertë.