Rezart Veleshnja ka qenë sot i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel për të folur rreth kinematografisë së ditëve të sotme, nëse është art apo komercializëm.
Në fillim të emisionit janë prezantuar të ftuarit ku në studio kanë qenë aktori i mirënjohur Alfred Trebicka. Krah tij aktori i humorit në “Portokalli” Rezart Veleshnja dhe gjithashtu janë prezantuar dhe të ftuarit e tjerë me të cilët lidhja është bërë “live”.
Mes këtyre ka qenë dhe aktori Drilon Hoxha, me të cilin lidhja do të bëhej përmes skype. Në momentin kur moderatorja përmendi Drilonin, Rezarti ndërhyn menjëherë duke u shprehur me tone të ashpra dhe madje duke thënë se edhe mund të çohet nga paneli.
“E paskeni ulur komplet nivelin e bisedës. Nga profesora na çuat tashi… Nga profesore Zamira Kita na çuat tek Drilon Hoxha. Po Drilon Hoxha është… nuk ka as shkollën as asnjë gjë, të paktën ne e kemi mbaruar dhe një akademi dhe mund të flasim. Tashi filma mund të bëjë dhe një komshi i imi tek lagjia por tashi e ulëm nivelin e bisedës fare. Je përballë një profesori. Panelin nuk mund ta ngatërrosh dhe mua më vjen keq për këtë dhe më detyron që unë personalisht në vend të profesor Fredit sepse s’mund të na fusësh në lidhje skype Malvin Bolin, një shokun e lagjes Rezit që ka bërë një film. Është një njeri pa asnjë lloj background-i. Nuk mund ta ngatërrosh këtë panel. Megjithatë, po e respektoj televizionin tim”, u shpreh Veleshnja.