Aulona dhe Fatma kidhin zgjedhur që në puntatën e parë të “Thumb On” të vinin në lojë Rezarta Shkurtën. Kjo e fundit ra në kurthin e një kamere të fshehtë në të cilën gazetari i “Thumb On” pretendonte se kishte në zotërim disa foto të Ermal Hoxhës, bashkëshortit të saj me një grua tjetër. Pasi ka komentuar në studio me dy moderatoret reagimin e saj, edhe pse ende nuk i kishte dalë inati, Rezarta tregoi se u inatos në fillim.
Natyrshëm biseda shkoi tek zënkat bashkëshortore dhe bizneswoman-ia shqiptare tregoi se sherri më i ashpër mes saj dhe Ermalit ka ndodhur rreth 10 vite më parë.
“Sherri ynë më i madh ka ndodhur për televizorin. Fatkeqësisht kishim dy telekomanda në shtëpi. Ishim ulur të shihnim televizor, Ermali kishte njërën telekomandë, unë kisha tjetrën”, u shpreh Rezarta duke vijuar rrëfimin se Ermali nisi të ndërronte kanalin e sak të preferuar, po kështu edhe ajo. Ky proces zgjati pa thënë as një fjalë, ishte si zënkë në heshtje derisa Ermali u ngrit dhe vendosi një libër para televizorit në mënyrë që ajo mos ta ndërronte më. Si u hakmor Rezarta? Ndërkohë që Ermali lahej në dush po të njëjtën natë ajo hapte çdo çezmë të mundshme që dushi të mos kishte ujë.
Dënimi me burg s’ishte asgjë, Rezarta rrëfen se për Ermalin mund të kalojë dallgë më të mëdha në jetë
Shtatorin e vitit të shkuar, Ermal Hoxha u lirua nga burgu pasi vuajti tre vite dënimin me heqje lirie, dhe nga ajo kohë e deri më tani, është i pandashëm nga Rezarta dhe vajza e tyre Hera. Më herët këtë vit, gjatë pushimeve në Dubai, Hoxha i propozoi për martesë të dashurës së tij të zemrës pas 15-vitesh bashkë.
Shumë e lumtur Rezarta do të ndante këtë foto në instagram dhe do e shoqëronte me këto fjalë: “Në të mirë e në të keqe gjithmonë pranë teje! Të Dua”.
Ndonëse ditëve të errëta u erdhi fundi, e ftuar në emisionin THUMBON Rezarta Shkurta rrëfeu një nga periudhat më të errëta të jetës së saj.
“Ka pasur vështirësitë e veta. Nuk ka qenë e lehtë 4 vite mungesë dhe e kuptuam se ishin shumë kur ishim përballë njëri-tjetrit. Mendoj se fatmirësisht dhe fatkeqësisht jam çmendurisht e dashuruar me atë burrë dhe më vjen pak inat sepse mund ta quaj veten grua të varur nga dashuria për partnerin e saj. Dashuria na bëri të kalojmë çdo gjë dhe jam e bindur që kjo sprovë që kaluam ishte asgjë, mund të kalojmë dallgë më të mëdha dhe Zoti mos na vëntë në prova të tilla”, është shprehur Rezarta.