Kosova Rezultatet zyrtare: Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë

Rezultatet zyrtare: Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, në prezantimin e rezultateve përfundimtare të popullsisë.

Këto të dhëna paraqesin vetëm popullsinë rezidente në Kosovë, pasi që procesi i regjistrimit të diasporës ende vazhdon. Deri më tani janë regjistruar rreth 550 mijë persona nga diaspora.

Te mosha e popullsisë, rezultatet tregojnë se në vitin 2011, mosha mesatare e popullsisë ishte 29.97 vjet, ndërsa në vitin 2024 është 34.84. Mosha mesatare e femrave është 35.66, ndërsa e meshkujve 34.03.

Ulje ka edhe te dendësia e popullsisë. Nga 159.5 banorë në një kilometër katrorë, ka rënë në 146.9 banorë në një kilometër katrorë.

Te përkatësia etnike, në Kosovë dominon bindshëm etnia shqiptare me 91.76 për qind, serbë janë 2.31 për qind, boshnjak 1.69 për qind boshnjak, turq 1.22 për qind, rom 0.55 për qind, ashkali 1.02 për qind, egjiptian 0.67 për qind, goran 0.58 për qind, të tjerë 0.13 për qind dhe pa përgjigje 0.06 për qind.

Struktura fetare e Kosovës dominohet nga besimi islam, ndërsa grupet ortodokse dhe katolike përfaqësojnë grupet më të mëdha të minoriteteve fetare.

93.49 për qind e popullsisë i përket besimit islam, 2.31 për qind atij ortodoks, 1.75 për qind katolikë, të tjerë 0.45 për qind, asnjë besim 0.50 për qind dhe pa përgjigje 1.50 për qind.