Kryesore Rezultati i parë 0-0 në Euro 2024, Francë-Holandë ndahen në paqe

Rezultati i parë 0-0 në Euro 2024, Francë-Holandë ndahen në paqe

Rezultati i parë 0-0 në Euro 2024 ndodhi mes Holandës dhe Francës, por ndeshja nuk ishte aspak e mërzitshme, pasi të dyja skuadrat shkuan shumë herë pranë golit.

Për t’u theksuar një gol i anuluar i Xavi Simons për “tulipanët” pas një pozicioni jashtë loje të Dumfries.

Sakaq, nuk pati minuta për Kylian Mbappe edhe pse sulmuesi ishte në stol, megjithatë trajneri Didier Deschamps vendosi të mos e rrezikojë pas thyerjes së hundës në ndeshjen e parë ndaj Austrisë.

Pas këtij barazimi, si Franca ashtu edhe Holanda janë në kuotën e katër pikëve me tulipanët që për shkak të golavarazhit mbajnë për momentin vendin e parë.

Ndërkohë, barazimi mes Holandës dhe Francës ka sjellë automatikisht eliminimin e Polonisë nga Euro 2024 pasi me 0 pikë nuk ka më shanse të vazhdojë më tej duke mbetur e katërta në këtë grup sido që të shkojnë ndeshjet e fundit.

Ndeshjen e radhës, Franca e luan me Poloninë ndërsa Holanda me Austrinë.