Europa e priti me skepticizëm kërcënimin e Donald Trump se Shtetet e bashkuara do të lirojnë militantet e burgosur të Shtetit Islamik, nëse vendet europiane nuk i marrin ata që t’i nxjerrin para drejtësisë.
Një ditë më parë, Trump shkroi në Twitter se po nuk i morën shtetet europiane këta persona, Amerika do të jetë e detyruar t’i lërë të lirë. SHBA-ja i kërkon Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë të pranojnë më shumë se 800 luftëtarë të IS-it që i kemi kapur në Siri.
Kalifati ndodhet para shkatërrimit. Alternativa tjetër nuk do të ishte e mirë, sepse do te na detyronte ti linim te lire, ishte mesazhi i shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Por ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, sipas agjencisë gjermane e lajmeve, sheh probleme duke nisur qe nga verifikimi i nënshtetësisë së këtyre personave. Rikthimi i tyre është i mundur vetëm “kur të jetë e sigurt, që këta njerëz këtu do të dalin menjëherë para drejtësisë, thotë Maas, por për këtë nevojiten informacione e procedura hetimore dhe situata në Siri është e tillë që nuk lejon verifikimet.
Autoritetet në Gjermani do të diskutojnë me francezët e britanikët mbi mënyrën sesi do të duhet te veprohet. Danimarka ndërkohë, e refuzoi kërkesën e Trump.
Michael Jensen, zëdhënësi i kryeministrit, Lars Loke Rasmussen u shpreh se “bëhet fjalë për njerëzit më të rrezikshëm në botë dhe ata nuk duan t’i marrin”.