Policia e Shtetit thotë se vijojnë çdo javë operacionet për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil apo që kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.
49 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar me “charter” nga Metz dhe Nancy, mes tyre familje me fëmijë, nga të cilët 5 janë kthyer nga Luksemburgu dhe 44 nga Franca.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që synojnë të udhëtojnë në hapësirën Schengen, me qëllim kërkimin e azilit, të mos bëjnë përpjekje të kota, pasi shanset për të fituar azil janë zero.