Asnjëherë mos i humb shpresat dhe kurrë mos hiq dorë.
Një grua ka gjetur macen e saj 13 vite pasi kafsha shtëpiake u zhduk.
Kelly LaVette u ribashkua me kafshën e saj të dashur, e gjitha kjo falë Alison Ferguson.
Alison, merret me shpëtimin e kafshëve dhe ka krijuar The Cat Networking Agents, së bashku me Hayley Zielinski.
Hayley e gjeti macen këtë muaj në një strehë të rrezikshme dhe ia dërgoi Alison për ta ushqyer.
Ajo vuri re se macja ishte e trishtuar ndaj vendosi të zbulonte se kujt i përkiste nëpërmjet mikroçipit, që është i vendosur poshtë lëkurës së kafshëve për të bërë identifikimin e tyre.
Dhe u zbulua se macja kishte udhëtuar rreth 75 milje nga shtëpia e saj në Karolinën e Jugut.
Doli se emri i saj ishte Abby dhe kishte një rëndësi të veçantë për Alison, e cila humbi rreth një vit më parë qenin e saj të quajtur po ashtu ABBY.
Për fat të keq, si numri i telefonit dhe e-mail-i i regjistruar në mikroçipin e Abby nuk ishin më në shërbim, ndaj u bë pak e vështirë gjetja e pronares së saj.
Alison i shkruajti mesazh në Facebook çdo gruaja me emrin Kelly LaVette, derisa mori një përgjigje nga pronarja e Abby.
Alison arriti të bashkonte Kellyn me macen që e humbi 13 vjet më parë.