Një 26-vjeçar shqiptar, që rezulton i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, është arrestuar nga policia në Tiranë.
I riu mbi të cilin rendon masa “arrest me burg” është ndaluar nga efektivët e Komisariati Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në kuadër të operacionit “Ricercato”.
Ai ka qenë i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet trafikimin e narkotikëve, përtej Adriatikut.
“Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në një lokal në rrugën “Medar Shtylla”, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 14.05.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja ne grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, njoftojnë uniformat blu.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.