Ish-mesfushori brazilian, Richarlyson ka deklaruar së fundmi se ai është biseksual dhe se ka pasur lidhje si me femra ashtu edhe me meshkuj.
39-vjeçari ka vendosur që të flasë hapur gjatë një transmetimi podcast nga grupi “Globo”
“Kam pas marrëdhënie si me meshkuj ashtu edhe me femra. Unë jam biseksual. Po, edhe çfarë?”-tha ai, i cili më tej shtoi – “Gjatë gjithë jetës sime më kanë pyetur nëse isha homoseksual, por unë e konsideroj veten një person normal, me dëshirat e mia. Kam pasur edhe të dashur edhe të dashura. Kam pasur frikë dhe shumë më kanë thënë që të flas sepse fjala ime do të ndryshojë shumë gjëra, le ta shohim çfarë do të ndryshoj. Ka njerëz që po vdesin për këtë gjë, sepse Brazili është vendi që vret më shumë homoseksualë. Të jesh homoseksual nuk është faj dhe kjo çështje nuk duhet të shkaktojë kaq shumë polemika në botën e futbollit. Por sa vuajtje ka në komunitetin LGBT +? Pra, kur luaja, çdo gabim që bëja ishte pesë herë më e rëndë për mua”, tha ndër të tjera ish-futbollisti.
Më herët për të ishte përfolur që ishte homoseksual, megjithatë sot, vetë Richarlyson ka vendosur të dalë hapur dhe të tregojë publikisht që është biseksual.