Sir Ridley Scott është jazhtëzakonisht i drejtpërdrejtë.
Disa prej filmave më legjendarë të Hollivudit si “Gladiator”, “Alien”, “Thelma & Louise” dhe “Blade Runner” mbajnë firmën e regjisorit Ridely Scot.
I fundit në listën e sukseseve të tij është “Napoleon”, që shumë e kanë cilësuar si një prej filmave më të paharrueshëm të katër dekadave të fundit. Megjithatë, Scot nuk ishte në listën e monimineve të regjisorëve më të mirë në Oscars.
“Nuk më bëhet vonë”, thotë ai për BBC.
Madje nuk pranon as të komentojë kritikat e shumë historianëve për pasaktësi.
Filmi ka në rolin e protagonistit Joaquin Phoenix dhe Vanessa Kirby në rolin e të shoqes, Jozefinës.
Është një spektakël vizual që kontraston intimitetin e marrëdhënies së çiftit me veprimet e një njeriu, epshi për pushtet i të cilit solli vdekjen e rreth tre milionë ushtarëve dhe civilëve.
“Ai është kaq magjepsës. I nderuar, i urryer, i dashur… më i famshëm se çdo njeri, lider apo politikan në histori. Si mund të mos dëshirosh të jesh atje ku mbërriti ai?”
Filmi zgjat dy orë e 38 minuta. Scott thotë se nëse një film është më i gjatë se tre orë, duhet të marrësh parasysh faktorin “çarje b…” diku pas orës së dytë, ndaj ai nuk e harron këtë kur është duke montuar.
Në mediat britanike, Napoleoni i Riddley Scott është pritur mirë nga kritika. The Guardian i jep pesë yje, ndërsa katër të tjerë i janë dhënë nga The Times për “epizmin historik spektakolar”.
Por në vendlindjen e Napoleonit gjërat ndryshojnë. Mediat franceze kanë qenë më pak pozitive.
Le Figaro shkruan se fare mirë, filmi mund të titullohet “Barbie dhe Ken nën Perandori”. GQ franceze përshkruan si “thellësisht të ngathët, të panatyrshëm dhe pa dashje qesharak“, duke e vënë theksin te ushtarët francezë në 1793 që bërtasin “Vive La France” me theks amerikan.
Një biograf i Napoleonit, Patrice Gueniffey në revistën Le Point, e sulmoi filmin si një rishkrim “shumë anti-francez dhe shumë pro-britanik” të historisë.
Scott i bie shkurt kur pyetet për këtë. “Francezët nuk pëlqejnë as veten”, ia kthen Scott. “Audiencës që ia tregova në Paris, i pëlqeu.”
Në filmin e tij, grabitja e tokës që Napoleoni do të përdorte për ndërtimin e perandorisë distilohet në gjashtë skena të mëdha beteje.
Një nga betejat më të mëdha të perandorit, ajo e Austerlitzit në 1805, e tregon ushtrinë ruse mbi një liqen të akullt (i xhiruar në “një fushë në periferi të Londrës”) përpara se drejt tyre të qëllohet me topa.
“Këndi i kundërt i pemëve ishte vendi ku bëra Gladiatorin… Arrita t’i përziej ato në mënyrë dixhitale, në mënyrë që të arrihej madhësia dhe shtrirja e skenës”.
Ndërsa akulli thyhet, ushtarët dhe kuajt e gjakosur thithen në ujërat e ngrirë, duke u përpjekur dëshpërimisht të shpëtojnë.
Është dramatike. Është e frikshme. Është gjithashtu e bukur.
“Jam i bekuar me një sy të mprehtë, kjo është pika ime më e fortë,” thotë Scott.
Arti vizual i Scott-it e bën atë një krijues të përkryer të botëve, pavarësisht nëse kjo është hapësira përtej Tokës si në “Alien” dhe “The Martian”, lufta civile në Somali në “Black Hawk Down”, Anglia mesjetare në “Robin Hood” ose Perandoria Romake në “Gladiator”.
Joaquin Phoenix bashkëpunon sërish me Scott 23 vjet pasi ai u luajt si perandori Commodus në Gladiator.
“Studioja nuk më donte për Gladiator. Në fakt, Ridley-t iu dha një ultimatum dhe ai luftoi për mua dhe ishte thjesht kjo përvojë e jashtëzakonshme.”
“Napoleon” u xhirua në vetëm 61 ditë. “Nëse dini diçka për filmat, duhet të ishin 120 ditë,” më thotë Scott.
Për Napoleonin ai punoi me deri në 11 kamera në të njëjtën kohë dhe i drejtoi ato nga një rimorkio me ajër të kondicionuar, duke thënë: “Jashtë është 180 gradë dhe unë jam ulur brenda duke bërtitur “më shpejt!”.
Përdorimi i kamerave që xhirojnë nga kënde të ndryshme “e çliron aktorin, duke e bërë të dalë nga pista dhe të improvizojë”.
Përjetësimi i Napoleonit në film ishte diçka që heroi i Scott-it, Stanley Kubrick u përpoq dhe nuk arriti ta bënte. “Ai nuk mundi ta bënte, çuditërisht, sepse mendova se ai mund të bënte gjithçka.” Por ishte më shumë çështje parash.