Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas vendimit për rifillimin e shërbimeve gjyqësore nga dita e hënë bën me dije se veprimtaria do të jetë sërish e kufizuar dhe se prioritet do të kenë vetëm çështjet me natyrë të ngutshme.
Sipas KLGj, seancat gjyqësore të çështjeve administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme vazhdojnë të jenë të pezulluara në të gjitha gjykatat.
Gjithashtu, do të vazhdojë të jenë të pezulluara, afatet për ngritjen e padive, për paraqitjen e ankimeve si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural në çështjet administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme.
Këshilli i Lartë Gjyqësor iu bën thirrje gjykatave të respektojnë rigorozisht masat e caktuara nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ku përfshihen dezinfektimi, pastrimi i rregullt dhe mbajtja e distancës prej 2 metrash.