Sport Rikthehen 15 pikët/ Juve e treta, Milan dhe Inter jashtë Championsit: Si...

Rikthehen 15 pikët/ Juve e treta, Milan dhe Inter jashtë Championsit: Si ndryshon klasifikimi i Serie A

Kolegji i Garancive në Coni ka vendosur që t’i kthejë 15 pikët Juventusit, duke i hequr dënimin që i ishte dhënë më herët nga Komisioni i Disiplinës në federatën italiane. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Kolegji i Garancive në Coni, që është gjykata sportive e komitetit olimpik kombëtar italian.

Pesë fitore, kaq vlejnë 15 pikët e rigjetura të Juventusit, katër vende në klasifikim në një ditë të vetme. Pasi vendimit të Kolegjit të Garancisë së Coni-it, Juventus ngjitet nga 44 në 59 pikë në pritje të një procesi të ri.

Si ishte klasifikimi:  1. Napoli 75 pikë, 2. Lazio 61, 3. Roma 56, 4. Milan 53, 5. Inter 51, 6. Atalanta 49, 7. Juventus 44, 8. Bologna 44

Si bëhet klasifikimi—   1. Napoli 75 pikë, 2. Lazio 61, 3. Juventus 59, 4. Roma 56, 5. Milan 53, 6. Inter 51, 7. Atalanta 49, 8. Bologna 44

Çfarë ndryshon: Nëse nuk do të ishte java e fundit ku Lazio kapërceu Juventusin për pikët në fushë, do të flitej për bardhezinjtë në vendin e dytë. Me renditjen e re, skuadrat e Milanos, Milan dhe Inter janë jashtë zonës Champions për sezonin e ardhshëm.