Aktualitet Rikthehen nga 1 korriku abonetë e përgjithshme

Rikthehen nga 1 korriku abonetë e përgjithshme

Bashkia e Tiranës ka vendosur të rikthejë nga 1 korriku shitjen e abonesë së përgjithshme për qytetarët, të cilët përdorin transportin urban.

Këshilli Bashkiak miratoi sot vendimin, pasi gjatë muajit qershor Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor arriti të kryejë më shpejt procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës.

Vendimi për të hequr nga qarkullimi për tre muaj abonenë e përgjithshme krijoji pakënaqësi të shtuar tek qytetarët, të cilët zhvilluan protesta në rrugë duke e cilësuar këtë akt si të dëmshëm.

 “Në asnjë vend të botës nuk paguhet për çdo linjë autobusi çmim më vete, është komplet absurde, për më tepër që kur u rrit çmimi i biletës nuk u përmirësua asnjë kusht për transportin publik”, theksuan qytetarët teksa ishin mbledhur në protestë pak ditë më parë për t’i kërkuar bashkisë të rikthente abonenë në treg.