Në Itali duket se janë rikthyer rastet rekord të infektimeve ditore, me 34 500 raste të reja në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjithashtu, sot u regjistruan edhe 445 vdekje.
“Ditët e fundit situata dukej e stabilizuar, edhe duke marrë parasysh ndryshueshmërinë e përditshme, por të dhënat e sotme na tregojnë se, globalisht, virusi është ende në funksionim dhe është e nevojshme ta ndalojmë atë“, deklaroi drejtori i Parandalimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Gianni Rezza.
Aktualisht, në kujdesin intensiv ndodhen 99 pacientë.