Javën që lamë pas, në territorin e vendit tonë mbizotëruan temperaturat e larta, por dy ditët e fundit na shoqëruan reshje të dendura shiu në disa zona. Edhe këtë javë nuk do të na favorizojnë kushtet e mira klimatike, por vranësira dhe reshje shiu, megjithëse temperaturat do të jenë të larta. Dita e hënë do të nisë e kthjellët, por me vranësira në zhvillim në mesditë, duke u pasuar nga reshje shiu përgjatë relieveve malore. Të martën do të kemi vranësira të dendura dhe reshje shiu që në orët e para të mëngjesit. Dita e mërkurë dhe e enjte do të kenë mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Ndërsa e premtja do të paraqitet me mot të kthjellët, por edhe vranësira që do të gjenerojnë reshje shiu në zonat malore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat më të larta do të jenë ditën enjte dhe të premte, ku maksimalja do të shënojë 33 gradë celsius.