Aktualitet Rikthehen reshjet, nga e mërkura temperaturat zbresin deri në -6 gradë

Rikthehen reshjet, nga e mërkura temperaturat zbresin deri në -6 gradë

Pas një periudhe të gjatë me mungesë reshjesh, kjo fundjavë do të ndryshojë kushtet klimaterike në vendin tonë.

E diela e fundit e muajit janar do të jetë e paqëndrueshme, por me temperatura të larta, pasi do të afrohen masa ajri shumë të ngrohta.

Nga Mesdheu, reshjet e shiut do të mbeten të përqendruara në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit.

Temperaturat parashikohen që të jenë me rritje të konsiderueshme. Zona veriore 3/12 gradë celsius, zona qendrore 8/20 gradë celsius, ndërsa bregdeti 12/19 gradë celsius.

Ditën e hënë moti do të mbetet me vranësira dhe me reshje shiu me intensitet mesatar, ku do të ketë dhe stuhi me shkarkesa elektrike në zonën perëndimore. Temperaturat do të jenë të larta në mëngjes, por me rënie në vlerat e mesditës për shkak të reshjeve.

Moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë deri në mesin e javës.

Janari do të mbyllet me mot të qëndrueshëm me diell, por i ftohtë, pasi temperaturat do të zbresin sërish deri në -6 gradë celsius në mëngjes dhe mesdita deri në 15 gradë celsius në bregdet.