Ekonomi Rikthehen trenat në Shqipëri, 62 milionë euro nga KE për një tjetër...

Rikthehen trenat në Shqipëri, 62 milionë euro nga KE për një tjetër linjë hekurudhore pas Tiranë-Durrës

Komisioni Europian i ka dhënë 62 milionë euro grant për Shqipërinë, të cilat do të përdoren për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit të VIII.

Dhënia e grantit është konfirmuar nga zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Një projekt të rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin e konsideroi Balluku teksa konfirmoi se ka mbështetjen e plotë të Bashkimit Europian.

Vlera totale e këtij investim shkon në 120.5 milionë euro, gjysmën e së cilit do ta financojë buxheti i shtetit.