Bota Rikthehet Covid, Kina dërgon ushtrinë në Shangai vendos në karantinë 26 milionë...

Rikthehet Covid, Kina dërgon ushtrinë në Shangai vendos në karantinë 26 milionë banorë

Në disa zona të Kinës, Covid-19 është rikthyer pothuajse në nivelet e fillimit të pandemisë. Shangai hyri në karantinë sërish më 28 mars, për shkak të rritjes së infeksioneve. Një udhëzim i dytë i autoriteteve shëndetësore kufizoi daljet nga shtëpia të banorëve të Shangait, pasi u raportuan 8 581 raste të reja asimptomatike dhe 425 të tjerë me simptoma.

Kjo i ka detyruar autoritetet qendrore të dërgojnë në Shangai ushtrinë dhe mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor për të ndihmuar në kryerjen e testeve COVID-19 për të gjithë 26 milionë banorë, raporton Reuters, duke iu referuar mediave vendase.

Kjo masë është përgjigjja më e madh e shëndetit publik që prej shpërthimit fillestar në Vuhan në fund të vitit 2019.

Shumicës së banorëve po u bëhen testet në shtëpitë e tyre.

Ushtria Çlirimtare Popullore dërgoi të dielën më shumë se 2 000 punonjës të kujdesit shëndetësor nga e gjithë ushtria, marina dhe forcat e përbashkëta të mbështetjes logjistike në Shangai.

Deri më tani 38 000 punonjës të kujdesit shëndetësor nga provincat si Jiangsu, Zhejiang dhe kryeqyteti Pekin janë dërguar në Shangai.