Extra Rikthehet dashuria e parë e shqiptarëve, Nokia 3310

Rikthehet dashuria e parë e shqiptarëve, Nokia 3310

Telefoni legjendar, një ndër më të fortit dhe më të dashurit për shqiptarët dhe jo vetëm, Nokia 3310, do të rikthehet!

Ky telefon nuk do të kushtojë as më shumë dhe as më pak se 59 euro, dhe detaje të tjera më të rëndësishme pritet të zbulohen në fund të muajit në Kongresin Botëror të Telefonave, bën me dije Evan Blass, i cili njoftoi i pari për këtë lajm të shumëpritur.

Nuk ka asnjë informacion për pajisjen, por ndoshta mund të jetë një smartphone, ose një telefon klasik ku përdoruesit do të kenë vetëm një mundësi si origjinali 3310, pra për telefonata, mesazhe dhe një bateri të fortë që zgjat për ditë të tëra.

Versioni modern i kësaj legjende të pathyeshme për shumicën e përdoruesve mund të shërbejë dhe si një telefon shtesë kur bateria e smartphone është shqetësuese dhe nuk mund ta përballojë një ditë pune.