Liverpool ka arritur të marrë një fitore të madhe këtë sezon dhe këtë e ka bërë këtë të diel ndaj Tottenham-it të Antonio Conte-s.
“The Reds” triumfuan 1-2 në transfertë me dy gola të realizuar nga egjiptiani Salah.
I pafat Tottenhami, që goditi dy herë shtyllën me protagonist Perisicin, ndërsa goli i Harry Kane nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e dytë radhazi në shtëpi në Premier League për ekipin e drejtuar nga Antonio Conte.
Më herët këtë të diel, Manchester United u mposht 3-1 në tranfertë nga Aston Villa, ndërsa Newcastle shkëlqeu edhe këtë javë duke triumfuar 1-4 në transfertë ndaj Southampton.
Pas javës së 13, Premier League udhëhiqet nga Arsenali me 34 pikë, ndërsa Manchester City renditet i dyti me dy pikë më pak.