Fredi Beleri, i cili doli përkohësisht nga qelia për t’u betuar si eurodeputet në Strasburg, është rikthyer në Shqipëri
“S’më vjen keq që të shkoj në qeli”, ka deklaruar eurodeputeti
Sakaq, në një intervistë për median greke, ERT, Beleri shprehet optimist se do të dalë shumë shpejt nga burgu.
“Ka kërkesë që të lirohem me 2/3 e dënimit si çdo i burgosur në Shqipëri. Kam vuajtur 2/3, ka shumë mundësi që gjykata shqiptare të vendosë të më liroj. Konsideroj se leja që më është dhënë është një lëvizje de-përshkallëzimi, por nuk e di hapin tjetër”, ka thënë ndër të tjera Fredi Beleri, i dënuar nga gjykata shqiptare me akuzën e blerjes së votës në zgjedhjet e majit 2023.
“Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im të bëhem politikan në Greqi”, u shpreh më tej ai.
“Fatkeqësisht këto reagime nga pala shqiptare na detyruan të kem një përgjigje. Mendoj se përgjigja ishte më e përshtatshme”, thekson në intervistën e tij, Fredi Beleri.