Kina po konsideron anulimin e bisedimeve për tregtinë, të programuara për ditën e mërkurë në Uashington, raportoi gazeta ”Wall Street Journal”, të dielën në mbrëmje, pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi në mënyrë të papritur rritje tarifash për mallrat kineze.
“Kina nuk duhet të negociojë me litarin në fyt”, theksuan autoritetet për gazetën duke shtuar se vendimi për vazhdimin e bisedimeve nuk ishte marrë akoma.
Zyrtarët e SHBA-së më parë kishin sugjeruar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës disamujore të tregtisë midis vendeve, që mund të arrihej deri të premten, me sekretarin e Thesarit të SHBA-ve, Steven Mnuchin duke e quajtur takimin “raundin e fundit” të negociatave.
Trump, theksoi se do të rriste tarifat mbi mallrat kineze deri në 200 miliardë dollarë nga 10 në 25 % në fund të kësaj jave.
Të dyja palët kanë bërë përpjekje të negociojnë një marrëveshje tregtie pasi presidenti Trump rriti tarifat për mallrat kineze vitin e kaluar dhe Kina iu përgjigj duke bërë të njëjtën gjë ndaj mallrave amerikane duke nisur kështu një luftë tregtare që kërcënon stabilizimin e tregjeve ndërkombëtare.