Sipas zërave të fundit, Sex and the City mund të kthehen në televizion me një miniserial, por pa Samantan.
Zërat për një kapitull të tretë të serialit kanë vazhduar për mjaft kohë, por sot rikthimi i serialit të adhuruar, që ka ndikuar në brezat e grave duket të jetë gati zyrtar.
Producentët po përgatiten të kthehen në ekranin e vogël, me seri të kufizuara që vjen në HBO Max, i tha një person i brendshëm i industrisë “PageSix”.
Do të jenë Carrie, Miranda dhe Charlotte dhe të gjithë yjet e tjerë të serialit, përveç Kim Cattrall, e cila ka konfirmuar vazhdimisht se nuk ka interes të kthehet për të luajtur rolin e Samantas.
Gjatë një interviste shtatorin e kaluar, Sarah Jessica Parker, e cila ishte gjithashtu producente në shfaqjen HBO, tha për “Entertainment Tonight” se do të ishte e interesuar të regjistronte disa episode të reja.
Parker, e cila në ato vite ka luajtur shkrimtaren më të lakmueshme njujorkeze nga të gjithë, shpjegoi: “Nuk mund të mos pyes veten se si kanë shkuar gjërat”.
“Do të doja të shihja se ku janë tani të gjithë protagonistët e serialit. Jam kurioze, bota ka ndryshuar shumë pas filmit … për shembull me teknologjinë dhe mediat sociale”.
“Pastaj shtoni politikën e re seksuale dhe lëvizjen #MeToo dhe Time’s Up … Unë mendoj se Carrie Bradshaw do të ishte e kënaqur të ndante ndjenjat dhe mendimet e saj “.
Për momentin, nuk ka konfirmime zyrtare, as HBO dhe as nga protagonistët e serialit. Thjesht duhet të presim me durim për të zbuluar kur do ta shohim Carrie & Co përsëri në TV.