Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, rikthyen në Kuvend cështjen “Toyota Yaris”, dy makinat e ndaluara në portin e Durrësit në vitin 2018 ku u sekuestruan me 3 milionë e 470 mijë euro.
Basha akuzoi Ramën se kërkon të heqë skanimin për të lejuar lirshëm trafikun e drogës dhe të kokainës, ndërkohë që Rama tha se Basha duhet të paraqitet në gjykatën belge për të dëshmuar për këtë çështje
Basha: “Si the hiq skanimin. Pse ta bëjë skanimin një kompani amerikane? Hajde ta heqim. Zonja 5 milionë ka qenë në krye të doganave. E di fare mirë që skanimi kap ato petët e kokainës. Kush i kap ato petët e kokainës. Ta ka thënë ndonjë nga tre ministrat. I pari që po e mban jashtë burgut se po ranë burg ai vajmedet ça ndodh me ty po nisi të cicërojë ai. Apo ky i dyti. Apo ky i treti që kishte drejtor fushate drejtorin e shtabit të trafikut në Gjirokastër. Skaneri kap kokainën e shokëve të tu. Ato që ti nuk e kap se nuk do ta kapësh e kapin ata. Ia kalojën edhe DEA-s e autoriteteve italiane, dhe britanike. Kapin edhe cash që vjen me kile e jo me miliona. Me Toyota Yaris. Kanë nisur të vijnë dhe me maune. Kush i kap ato?! Ministrat e tu të Brendshëm që janë faqja e zezë e Shqipërisë?! Skaneri i kap. Me një skaner të tillë që paguan 16 apo 20 mln euro në vit krimit të organizuar I kapet të paktën 20 fish aq vlerë që mjafton për vjedhjen e shkatërruar ekonominë e vendit, vjedhjen e zgjedhjeve. Skaneri është një mekanizmat që ka mbetur në këmbë e të rri si halë në sy, sepse është një nga instrumentet e vetëm që bën transparencën e trekëndëshit të pushtetit politik, pushtetit të krimit të organizuar e pushtetit të oligarkëve që pastrojnë paratë e korrupsionit tënd e krimit të organizuar. Prandaj ke merak ta heqësh. Nuk të shkon në mendje të heqësh check up e traun. Jo hiq skanerin të kalojë droga”.
Rama: “Toyota Yaris Lulzim, se e përmende, pse nuk shkon në Belgjikë. Sa herë të kanë ftuar. Sa herë të kanë thirrur në gjykatë?! Cila foltore. E kam ditur para foltores. Sa herë të kanë thirrur. Shko dëshmo atje, se të kanë thirrur si person në dijeni për Toyota Yaris e mos hajde ta përmendësh këtu.”
Basha: “Më drejtohet mua dhe më thotë pse nuk shkon në Belgjikë. Po shko në SPAK dhe merr fotokopjen e dëshmisë time, për autoriteteve belge dhe shqiptare për çështjen e Toyota Yaris. E ke në SPAK, merre dhe botoje. Po ta kisha unë do ta botoja. Mos u fshih tek dhoma e miellit por thuaju shqiptarëve se me çfarë morali vjen këtu dhe i kërkon deputetëve të tu për të ngritur dorën për të marrë sërish borxh. Nuk do t’i kishe ikur dot as 20 vjet përpara kur tashmë çdo akrobaci do të thyente gjuhën.
Sa herë të ballafaqojmë me të vërtetën dhe me vjedhjen e përditshme, sillesh dhe vërtitesh me të njëjtat epitete. Halli i shqiptarëve është prioriteti ynë. Mekanizmin e votës e ke bllokuar, voto vetingu në politikë. Kjo betejë do të shkojë deri në fund, me forcën e qytetarëve shqiptarë. Kjo sallë nuk do t’i takojë duarve që ngrenë taksat e shqiptarëve”.