Zlatan Ibrahimovic-Milan, një “martesë” e tretë pret të zyrtarizohet. Suedezi është gati të rikthehet te kuqezinjtë pas lamtumirës nga futbolli i luajtur në qershor dhe do ta bëjë këtë në një cilësi të re, atë të menaxherit.
Siç shkruan “Tuttosport”, “tymi i bardhë” tashmë është afër, pritet konfirmimi së shpejti. Ibra do të pakësojë kredencialet e Giorgio Furlanit në fushën sportive, do të kujdeset për merkaton e Milanit.
Ibra do të ketë për detyrë të thotë fjalën e tij për strategjitë e merkatos dhe të japë udhëzime që duhen ndjekur për zhvillimin e sektorit të të rinjve. Ai nuk do të jetë vetëm një menaxher i lartë, por edhe një këshilltar për planet teknike të kuqezinjve.
Suedezi tashmë ka disa plane në mendje për të eksploruar në merkatot e ardhshme, nga Brazili në Holandë, duke kaluar nëpër Skandinavinë e tij. Me Cardinale lindi një marrëdhënie e madhe respekti, prandaj pas bisedave të ndryshme ishin gati të shkonim deri në fund. Rikthimi i Ibrës te kuqezinjtë tani është një punë e përfunduar.