Aktori i famshëm Johnny Depp në këtë periudhë izolimi ka zgjedhur t’i bashkohet rrjetit social Instagram. Po rikthimi i tij ka thyer një rekord. Aktori 56-vjeçar ka aktualisht mbi 2,7 milionë ndjekës në profilin e tij privat, që nga data 16 Prill, kur hapi profilin e tij.
Ai postoi një video 8 minutëshe në lidhje me pandeminë e koronavirusit, si dhe për të lënë një mesazh për konfliktin e tij të gjatë me ish-bashkëshorten, Amber Heard. Depp është shprehur se tani është koha për të hapur një dialog, duke shtuar se kërcënimi i këtij armiku të padukshëm tashmë ka shkaktuar tragjedi dhe dëme të mëdha ekonomike.
Depp ka publikuar edhe një projekt të tijin muzikor në bashkëpunim me Jeff Beck të titulluar “Isolation” që i përshtatet situatës në të cilën po jetojmë.