Arben Derhemi njoftoi se “Njerëz dhe fate” do të rikthehet dhe të gjithë u lumturuan, sepse “Njerëz dhe fate” ka qenë një prej prodhimeve shqiptare më të ndjekura.
Vetë aktori, Arben Derhemi, i cili ka luajtur rolin e Florit, ishte i ftuar në emisionin “Dola te Ola” dhe foli për serialin, duke ndarë disa të reja rreth serialit.
Kush do të jetë producenti? Arben Derhemi.
“Kjo është sfida e jetës sime, sepse nuk do të jetë vetëm sfida e Benit si aktor, por edhe sfida e Benit si regjisor. E thënë më shqeto: Po të mos e merrja unë hapin ta ribëja, nuk do të ndodhte rikthimi i “Njerëz dhe fate”, u shpreh Arben Derhemi që do të jetë producenti i serialit.
Kasti i aktorëve– Kasti i aktorëve do të jetë 80% i njëjti me atë që ka qenë edhe në fillim. Pra, do të shohim në serial: Robert Ndrenikën, Arben Derhemin, Eni Janin, Alfred Trebickën.
“Do të jenë pak a shumë të gjithë ata që kanë qenë, por këta janë 4 personazhet kryesore në të cilët do të mbahet seriali”, saktësoi producenti.
Sa seri do të ketë “Njerëz dhe fate”- 15 seri, si fillim…
Pyetja 1 milionë dollarëshe: A ka vdekur Flori? Jo! Nuk ka vdekur. Është gjallë dhe në burg.
A do të jetë Didi pjesë e serialit? Po, sigurisht!
Personazhi vajzë me i spikatur? “Do të ketë nja 3 personazhe të reja”, tha Arbeni, duke zgjuar kuriozitetin e njerëzve.