Bota Rikthimi i përjetshëm i Berlusconi-t

Rikthimi i përjetshëm i Berlusconi-t

25 vjet pas fitores së parë në politikë, Silvio Berlusconi feston 25-vjetorin e krijesës së tij politike, “Forza Italia”, duke i dhuruar vetes një vend në krye të listës për zgjedhjet parlamentare evropiane.

Sipas tij në një moment, ku gjithçka po ndryshon në Bruksel, duhet prania e një eksperti brenda Partisë Popullore Europiane. Dhe ishte kjo arsyeja që e ka bindi të kandidohej pavarësisht moshës.

Ish-kryeministri italian do të kryesojë listën në të gjitha kolegjet zgjedhore përveç se në qendër të Italisë, zonë që i është rezervuar Antonio Tajanit. Objektivi i tij është që t’i sigurojë “Forza Italia”-s një rezultat të mirë dhe zërë një vend dinjitoz në qendrën e djathtë ku lideri i Legës, Mateo Salvini ka marrë në dorë pothuajse çdo gjë.

Në këtë mënyrë Berlusconi, i cili ka qenë deputet i parlamentit italian nga viti 1999 në 2001-shin, rikthehet në skenën ndërkombëtare ku gjatë viteve ka dhënë shfaqje të paharrueshme.

Si për shembull kur iu drejtua liderit të eurodeputetëve socialistë Martin Shulz me fjalën shef; apo kur në një samit të NATO-s la të priste kancelaren gjermane Merkel sepse fliste në telefon; por dhe kur i tha ish-presidentit amerikan Obama se ishte i nxirë.

Mes gjesteve qesharake dhe ndërrime vendesh për të mos bërë figurë të keqe për shkak të gjatësisë në fotografitë zyrtare, pas zgjedhjeve parlamentare europiane, do të mësohet nëse 82-vjeçari do të jetë sërish një nga personazhet më të përfolura në politikën evropiane.