Pas periudhës së errët dhe tërheqjes nga Olimpiada në Tokio, Simon Biles është rikthyer të shkëlqejë.
Pas medaljes së artë ekipore, gjimnastja amerikane fitoi edhe medaljen e artë individuale në Paris 2024.
27-vjeçarja bëhet kampione olimpike e gjithanshme për të dytën herë në karrierë.
Biles u bë atletja e parë që e realizon këtë arritje prej Vera Kaslavska në edicionet 1964 dhe 1968.
Ajo u bë e para gjimnaste amerikane që fiton gjashtë medalje të arta në Olimpiadë, ndërsa me 9 medalje në total është edhe gjimnastja amerikane që ka fituar më tepër.
Në Lojërat në Paris, Simon Biles ka shansin të fitojë edhe tre medalje të arta në trarin e ekuilibrit, ushtrimin në dysheme dhe në kaluç.