Republika në Lëvizje, partia e presidentit francez Emmanuel Macron, ka ndryshuar zyrtarisht emrin e saj në Rilindje.
Anëtarët e partisë u mblodhën në Paris të shtunën për të zgjedhur një udhëheqje të re të forcës së tyre politike, shkruan Le Monde.
Ish-bashkëpunëtori i Macron-it, 37-vjeçari Stefan Sežurne u zgjodh në krye të partisë.
Në muajin prill, Macron u kërkoi të gjitha partive të mazhorancës presidenciale të themelojnë një lëvizje të madhe politike, pavarësisht dallimeve të tyre të vogla ideologjike.
Ai e bëri këtë thirrje mes dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale dhe me sytë e orientuar drejt zgjedhjeve legjislative të qershorit.
Partia e tij humbi shumicën absolute në Asamblenë Kombëtare në ato zgjedhje.