Një 23-vjeçare dhe një 43-vjeçar janë arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit.
Operacioni policor “NEW START” ka vënë në pranga shtetasen Xh. K., 23 vjeçe, banuese në Mat pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet me qëllim largimin drejt Britanisë së Madhe, dhe shtetasi R.K., 43 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i sigurisë te kontrolli i pasagjerëve me skaner, në terminalin në varësi të TIA-s.
Ky shtetas ka qenë i proceduar më parë nga Policia Kufitare, pasi është kapur në zonën sterile me 2700 euro dhe telefon celular. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka tentuar kalimin e paligjshëm të 23-vjeçares.
Shtetasja XH. K. ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumentacion të rregullt, por pas dyshimeve të punonjësve të Policisë Kufitare mbi qëllimin e udhëtimit dhe arsyet e dhëna, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ku i është gjetur një kartë italiane e falsifikuar.
Në bashkëpunim me specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë u organizua puna dhe pas hetimeve të para hetimore rezultoi se shtetasi R. K.,në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi kishin siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitete italiane, kanë tentuar ta kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Romës, Milano, me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasen Xh. K.
Sakaq vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, pasi dyshohet se kanë pajisur edhe shtetas të tjerë me dokumente të falsifikuara, që do t’i ndihmonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së