Shqipëria ka përafruar plotësisht Angazhimin e Ri të Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s dhe ka kryer një rishikim të plotë të dokumenteve strategjike dhe kuadrit ligjor për të adresuar ringjalljen e industrisë së mbrojtjes”.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ishte e pranishme në hapjen e punimeve të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurinë Industriale, teksa gjatë fjalës së saj theksoi se hapat e ndërmarra gjatë këtij viti për ringjalljen e industrisë ushtarake në vend pritet të japin rezultatet e para.
“Ky takim zhvillohet pikërisht në një moment shumë deçiziv për ringjalljen e industrisë tonë të mbrojtjes, kur vetëm në mbyllje të sesionit veror të parlamentit ne kemi arritur që të kalojmë një sërë ligjesh, të cilat tashmë kanë nisur zbatimin e tyre dhe shumë shpejt do të kemi edhe rezultatet e para. Ku kuadër i ri rregullator promovon zhvillimin e kapaciteteve industriale të mbrojtjes dhe përmirëson zbatimin e standardeve për të rritur ndërveprueshmërinë dhe sigurinë, duke hequr gjithashtu pengesat për tregtinë dhe investimet mes aleatëve dhe partnerëve. Në këtë kornizë më të gjerë, vihet re qartazi kalimi i Shqipërisë nga një konsumator i sigurisë në një ofrues sigurie në rajon”, tha Balluku
Eventi solli në Shqipëri përfaqësues nga 38 shtete të ndryshe dhe 5 struktura të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë NATO dhe BE, teksa në një nga temat kryesore që do të diskutohet gjatë javës së zhvillimit të punimeve është “Bashkëpunimi i Qëndrueshëm”.
“Bashkëpunimi i qëndrueshëm në sigurinë industriale është i nevojshëm për të siguruar mbrojtjen e informacionit të klasifikuar në infrastrukturat kritike dhe industrinë e mbrojtjes. Për të vendosur masa të qëndrueshme sigurie, duhet ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse, që përfshin agjencitë qeveritare, sektorin privat, aleatët dhe partnerët tanë”, – tha Balluku.
Sipas zëvendëskryeministres, bashkëpunimi i qëndrueshëm promovon një përgjigje të unifikuar, duke siguruar qëndrueshmërinë industriale në një habitat të sigurisë që po evoluon vazhdimisht. Ndërkohë që, mbrojtja e informacionit të klasifikuar është kritike për të siguruar integritetin e bizneseve tona të mbrojtjes./SCAN