Qeveria spanjolle ka pranuar propozimin e bërë nga federatat që të gjithë lojtarët të testohen për COVID-19 para se të kthehen në aktivitet. Spanja po shqyrton mundësinë e rinisjes së La Ligës në qershor, në mënyrë që të luhen 11 javët e mbetura dhe sezoni të përfundojë në kohë.
Ditën e enjte disa përfaqësues të ministrisë së shëndetësia, të federatës dhe të klubeve të Barcelonës, Realit dhe Atletikos së Madridit kanë shqyrtuar planin e masave që do të merren.
Lojtarët janë përgatitur individualisht në shtëpi, por nga e hënë do të kenë mundësinë që të dalin dhe në ambiente të hapura, por sërish në mënyrë individuale. Kthimi i aktivitetit do të kalojë përmes disa etapave, me sportistët që do të stërviten në grupe të vogla fillimisht dhe më pas do të vazhdojnë me përgatitjet normale, para se të rikthehen në fushë. Para se të nisë stërvitja në grupe lojtarët do të testohen dhe më pas do të bashkohen me skuadrën.
Në Portugali po ashtu aktiviteti sportive do të kthehet në 30 maj, diçka që e ka njoftuar vetë kryeministri Antonio Costa, i cili theksoi se kampionati do të përfundojë.