Konservatorët e kryeministrit Rishi Sunak rezultuan në humbje të thellë, në provën e parë zgjedhore të kryeministrit britanik, pasi laburistët dhe opozita liberal-demokrate arriti të fitojë zgjedhjet për vendet e këshillave lokalë në të gjithë Anglinë.
Zgjedhjet ishin të parat që u zhvilluan sipas rregullave të reja, që kërkonin që votuesit të mbanin letërnjoftim me foto.
Mbikëqyrësit e zgjedhjeve thanë se ”për fat të keq disa njerëz u larguan nga qendrat e votimit nga kjo arsye”.
Laburistët fituan kontrollin e Plymouthit, ku konservatorët kishin drejtuar një administratë pakice, një arritje e quajtur “e tmerrshme” nga ministri i kabinetit dhe deputeti lokal, Johnny Mercer.
Laburistët kanë zëvendësuar konservatorët si partia më e madhe në qytetin port bregdetar të Hartlepoolit dhe Worcesterit, në Anglinë Qendrore.
Liberal-demokratët u shfaqën të sigurt në Windsor dhe Maidenhead, ndërsa këto zgjedhje rezultuan një humbje tronditëse për konservatorët.
Konservatorët janë përpjekur t’i paraqesin pengesat si një ”gabim”, por me perspektivën e zgjedhjeve të përgjithshme në 2024 do të ketë shqetësime të tjera pasi ata kanë pësuar humbje në veri, jug dhe në qendër të vendit.