Rita Ora është një nga këngëtaret më të dëgjuara në Britaninë e Madhe për vitin 2019.
Ylli i popit është renditur në vendin e shtatë, duke lënë pas grupet e njohur Coldplay dhe Maroon 5.
29-vjeçarja ka falenderuar fansat e saj për mbështetjen thuajse 10-vjeçare.
“Faleminderit që dëgjoni dhe kërceni me këngët e mia”, shkruan Ora në një postim në Instagram, duke njoftuar se këngë të reja do të vijnë se shpejti.
Lista me 10 artistët më të dëgjuar në Britaninë e Madhe kryesohet nga Ed Sheeran.
Ndërkohë në një postim tjetër, bukuroshja bionde, e cila është gjithnjë shumë aktive në rrjetet sociale, edhe kësaj here nuk i ka zhgënjyer fansat e saj, kryesisht ata meshkuj, me fotot që ka bërë publike në Instagram.