Extra Rita Ora, tani edhe në film

Rita Ora, tani edhe në film

Jo vetëm në muzikë, por bukuroshen me origjinë shqiptare Rita Orën do e shikojmë edhe në Hollywood. Në trailerin e filmit Twist që njëherazi është edhe kryevepra e shkrimtarit Charles Dickens, Rita është përzgjedhur për të luajtur rolin kryesor.

Këngëtarja shqiptare nuk ishte parë kurrë kështu në versionin e aktores. Sipas Sky Cinema, ky film është një aventurë e vërtetë dhe mediat shkruajnë se Rita ka shkëlqyer në të.

Përkrah Rita Orës, luajnë edhe Ralf Low me rolin kryesor atë të Twist, Lena Headey, Sir Michael Caine, Franz Drameh, Sophie Simnett and David Walliams.

Në librin e famshëm protagonisti Oliver, lind në gjysmën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Nëna e tij vdes gjatë lindjes së tij dhe ai dërgohet në një jetimore, ku ai trajtohet keq, rrihet rregullisht dhe ushqehet keq. Por versioni modern është shumë më ndryshe nga i vjetri, sepse regjisori ka vendosur të mos i qëndrojë besnik atij klasik.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Ora është shprehur se ky rol ishte një nder i madh për të që të luante përkrah aktorëve të njohur të Hollwyoodit.

“Twist” me regji nga Martin Owen pritet që të dalë në kinema në vitin 2021. Kujtojmë se më parë Rita Ora ka luajtur edhe në disa filma të tjerë si: “Spivs” 2004, “Fast & Furious 6” në 2013, “Fifty Shades of Grey”, “Southpaw” 2015, “Detective Pikachu” 2019.