Extra “Ritës do i ketë ik truri”, Roza Lati ka vendosur të largohet...

“Ritës do i ketë ik truri”, Roza Lati ka vendosur të largohet nga “Big Brother”: Hëngra një shpullë pa bërë gjë

Moderatorja Roza Lati duket se e ka vendosur. Do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Gjatë një bisede që ka zhvilluar me gazetaren Ilnisa Agolli, ajo tregoi se nuk e përtypte dot shuplakën që i dha astrologia Meri Shehu, ndaj edhe të shtunën do të kërkonte marrjen e masave nga ana e produksionit. Në të kundërt, ajo do të linte shtëpinë.

BISEDA:

Roza Lati: Bëj çik show, më qafsh mua! Unë kur të iki do të ta lë ty stafetën që të bësh show.

Ilnisa Agolli: S’të lë unë ty të ikësh!

Roza Lati: Mua më erdhi një shuplakë duke ngrënë kek me qumësht.

Ilnisa Agolli: Ti je e sigurtë për vendimin që do të merret ditën e shtunë?

Roza Lati: Unë jam e sigurtë që mbas kësaj gjëje nuk ka shanse të përdhoset figura ime në ekranet shqiptare. Një shpullë është regjistruar në internet. Nga një Meri…pa i bërë gjë!

Ilnisa Agolli: Mua më tremb ti që thua është regjistruar çdo gjë. Ti ke ndërmend që të bësh një skenë atë natë?

Roza Lati: Absolutisht asnjë skenë. Nuk do zihem me Merin, unë nuk do i flas Merit më. Unë do flas me Ledionin me diplomaci sepse nuk dua të konfliktohem me një njeri me luhatje skizofrenike.

Ilnisa Agolli: E sheh veten këtu?

Roza Lati: Jo, është dita e 5. Është e tepërt. Po ndjehem në gjemba. Nuk po e kapërdij dot gjestin e saj.

Ilnisa Agolli: E sheh veten brenda shtëpisë nëse vihet një rregull duke i dhënë kohës një shans?

Roza Lati: Nuk rri në një qytet me njerëz që prishin figurën time që në ditën e 5 më qëllon me shpullë pa i bërë gjë. Kam respekt për veten. Kam shumë respekt për veten. Nuk mundem unë ti lejoj vetes këtë gjë. Do bëhet më e mira për mua. Meri të marrë çfarë meriton. Unë kam ardhur për kënaqësi. Shpullë pa bërë gjë? Të vihet dorë? Pse ça do pres të më kapi prej flokësh? Të më kërcënojë me presion… Nesër do qetësoj nënën time që asaj do i ketë ikur truri. Asaj, tim vëllai do i ketë ikur truri.